BallinaMaqedoni

Zbulohen katër markete në Maqedoni që janë marë vesh mes veti për rritjen e çmimeve në dëm të qytetarëve

Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca ka kryer kontroll të paparalajmëruar në katër rrjete të marketeve dhe në një prej odave ekonomike ku bëjnë pjesë të njëjtët, përcjell TV21. Është zbuluar se këto markete dhe oda ekonomike kanë sjellë janë marrë vesh që të veprojnë së bashku dhe nuk do të blejnë produkte nga furnizuesit që do të vendosin çmimore të reja të produkteve, për çka është ngritur procedurë kundërvajtëse. Kjo është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje nga konkurrenca, më saktësisht nenin 7. Janë paralajmëruar sanksione./tv21.tv