Shqipëri

Zbardhet ngjarja në Durrës/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit. E reja u konfliktua me 39-vjeçarin dhe u hodh nga dritarja, procedohen edhe 4 vajza të tjera

Në Durrës, po vijojnë hetimet për konfliktin mes një 39-vjeçari nga Shijaku dhe 22-vjeçares nga Venezuela, ndonëse nuk ka asnjë të ndaluar.

Pas ngjarjes, të dy kanë dhënë detaje, duke pranuar se janë njohur dhe kanë vendosur të kryejnë marrëdhënie intime në apartamentin ku qëndronte me qira shtetasja e huaj dhe disa vajza të tjera.

Të përfshirët në konflikt kanë hedhur poshtë akuzën për ushtrim prostitucioni. Duke mohuar se e huaja do të paguhej nga 39-vjeccari, ata kanë shmangur vënien para përgjegjësisë penale, ndërsa kanë treguar se me të hyrë në dhomë janë përfshirë në një sherr verbal që u përshkallëzua në konflikt fizik për shkak të përdorimit të tualetit.

Asnjëri nuk i ka hapur rrugë tjetrit dhe për t’i shpëtuar dhunës, 22-vjeccarja është hedhur mbi tendat e lokalit, nga të cilat ka zbritur vetëm me ndihmën e zjarrfikësve dhe policisë.

Ngjarja ndodhi pasdrekën e së martës në qendër të qytetit, në një godinë ku jepen apartamente me qira. Darjana Linares nga Venezuela me tri shoqe të saj, kanë marrë një apartament me qira në katin e dytë të godinës.