Zaevi në Tiranë në takim me Merkelin dhe liderët e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Zoran Zaev sot në Tiranë do të marrë pjesë në takimin e kancelares gjermane Angela Merkel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zaevi do ta udhëheq delegacionin qeveritar në përbërje të së cilës janë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Sipas agjendës, është paraparë që pasdite delegacioni qeveritar të ketë takim bilateral me kancelaren Merkel.
Në kuadër të vizitës njëditore të punës, kryeministri Zaev do ta vizitojë edhe Qendrën kulturore maqedonase në Tiranë.