September 28, 2024
Maqedoni

Zaevi në takim me ambasadorët e BE-së: Presim progres deri në fund të presidencës sllovene

Shkup, 23 shtator – Kryeministri Zoran Zaev, në takimin e rregullt vjetor me shefat e misioneve diplomatike të vendeve anëtare të BE-së në shtet, që u mbajt dje në Qeveri, shprehu pritje se deri në fund të presidencës sllovene të arrihet progres në integrimin evropian të shtetit.

“Maqedonia e Veriut i përfundoi detyrat e saj vendore dhe është plotësisht e përgatitur që t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian”, theksoi Zaev në takim.Në takim, siç kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë, ishin shkëmbyer mendime me ambasadorët për aktivitetet aktuale dhe më të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në procesin për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.Kryeministri Zaev, para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, të cilët ishin të kryesuar nga shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Dejvid Gir, bisedoi për vazhdimësinë ekzistues të cilën kjo Qeveri e ruan në pjesën e proceseve reformuese, në pjesën e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit si dhe reformat në administratën publike.

Në mënyrë shtesë ishte biseduar për regjistrimin si operacion i rëndësishëm statistikor i cili mungonte gjatë 20 viteve të kaluara dhe i cili është kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të shtetit në çdo plan, qëndron në kumtesë.