Maqedoni

Zaevi në Paris në takim me presidentin francez Makron

Press-shërbimi i Qeverisë ka njoftuar se sonte Kryeministri Zoran Zaev do të realizojë një takim pune në Paris me Presidentin e Francës, Emanuel Macron. Pjesë e delegacionit qeveritar janë edhe Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane Nikola Dimitrov dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Në kuadër të vizitës, me të cilën shënohet 28-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, delegacioni nga RMV-ja, do të ketë edhe një darkë pune me Presidentin e Francës Emanuel Makron – thuhet në njoftimin e Qeverisë.