Zaevi dhe Gashi takohen sërish sot për mazhorancën e re
Fundi i kësaj jave, siç është paralajmëruar, duhet të sjell një epilog konkret nga negociatat e deritanishme nga të cilat pritet Alternativa të bëhet pjesë e Qeverisë ose të vazhdojë të qëndrojë në opozitë. Kërkesat e deritanishme të Alternativës, Zaev i ka diskutuar me partnerët e koalicionit kurse Gashi ka diskutuar pozitën e Alternativës me organet e partisë. Burime të Alsat kanë bërë të ditur më herët se Alternativa kërkon një post ministror dhe një pozitë zëvendëskryeministri. Çështja e eshalonit të dytë dhe të tretë është temë diskutimi, por jo me emra konkret për kuadrot. /