Maqedoni

Zaev: Të rish ulur në shtëpi është mbështetje për kundërshtarin tonë

Ne nuk jemi të mundur nga OBRM-PDUKM. Qytetarët me mendje të lirë thonë se do të dalin për të votuar në raundin e dytë, thotë Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev për “Sitel”.

Sipas tij, një pjesë e mirë e popullatës na dha karton të verdhë dhe se mesazhi është kuptuar.

“Ne ndryshuam menjëherë qasjen ndaj fushatës. Qëndrimi ulur në shtëpi është mbështetje për kundërshtarin tonë. Qytetarët dinë gjithçka”, shton Zaev.

Ai thekson se votuesit e PLD-së, RDM-së, “Qyteti Human i Gjelbër” besojnë në të njëjtat vlera si LSDM-ja. Kjo është struktura e votuesve të tyre”, tha Zaev.