Maqedoni

Zaev: Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën kur foli në gjuhën shqipe në PE

Kryeministri i vendit Zoran Zaev tha se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shkelur Kushtetutën kur është drejtuar në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian.

“Talat Xhaferit është në kundërshtim me Kushtetutën që është drejtuar në shqip në PE. Ka pasur tre sesione, te njëra ka folur në gjuhën shqipe, pikërisht duke u provokuar nga bullgarët në ato sesione për gjuhën maqedonase”, tha Zaev.

Zaev më tej shtoi se nuk nuk do të kërkojë përgjegjësi nga kreu i Kuvendit, por për këtë Xhaferi duhet të sqarohet. /SHENJA/