Maqedoni

Zaev – Radev: Çështjet e hapura të zgjidhen nëpërmjet dialogut

Kryeministri i vendit Zoran Zaev sot nw Samitin e Natos nw Bruksel u takua me presidentin bullgar Rumen Radev , ku nw fokus ishte tema “Perspektiva për arritje të një hapi real në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftuan nga Qeveria e Maqedonisw sw Veriut.

“Rumen Radev dhe Zoran Zaev e theksuan shenjën pozitive në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, që shefat e shteteve të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e arritën me vizitën e tyre të përbashkët në maj në Romë dhe Vatikan, që t’u japin respekt vëllezërve Shën Cirili e Metodi”, potencohet në kumtesë.

Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë, Gjeorgji Panajotov.