Zaev: Qytetarët e Serbisë gjatë verës nuk do të paguajnë “patarina” në Maqedoni
Qytetarët e Serbisë gjatë verës nuk do të paguajnë “patarina” në Maqedoni, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në Kanal5. Zaev tha se ky lirim do të bëhet në shenjë falënderimi për vaksinat që Serbia ia dhuroi Maqedonisë së Veriut. Siç transmeton gazeta Lajm, gjatë muajve të verës qindra mijëra qytetarë të Serbisë kalojnë nëpër Maqedoninë e Veriut për të shkuar në Greqi, ku kalojnë pushimet verore.
“Asesi nuk mund të minimizohet akti i fqiut tonë. Kam folur në Izrael, Britani, Francë, thuajse nuk ka vend ku nuk kam folur, por ja fqiu ynë na doli në ndihmë”, tha Zaev duke bë të ditur vendimin për lirimin e qytetarëve serbë nga pagesa e taksës rrugore gjatë muajve të verës.