Zaev pas një kohe të gjatë bashkohet me kreun e LSDM-së: Të sigurohet konsensusi nacional për ndryshimet kushtetuese
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski bashkë me Oliver Spasovskin, që të dy pjesë të ekzekutivit janë ulur sot bashkë me ish liderin, Zoran Zaevin i cili ka një kohë të gjatë që nuk është parë në aktivitete partiake.
Megjithatë, siç bëhet e ditur, takimi i sotëm është koordinues për siç njoftojnë, “të bëhet çmos që të sigurohet konsensus nacional dhe shtetëror me qëllim të përmbushjes së përcaktimit të shumicës së madhe të qytetarëve, të bëhemi shtet i plotfuqishëm europian deri në vitin 2030”.
Më tej njoftohet:
“Rruga europiane dhe anëtarësimi i plotfuqishëm në BE është prioritet më i lartë shtetëror, europian dhe maqedonas. Ky është moment kyç, punohet për të tashmen, stabilitetin dhe ardhmërinë e qartë të qytetarëve tanë, për ardhmërinë e gjeneratave të sotme dhe të ardhme. Qytetarët meritojnë jetë të cilësisë europiane dhe standard jetësor europian, në shtet europian, dhe ai të jetë vendi i tyre i lindjes, mëmëdheu i tyre”. Kujtojmë se momenti kyç është miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe sigurimi i 80 votave “për” për të njëjta.