Maqedoni

Zaev në pyetjen e TV21: Nuk bëhet fjalë për kandidat shqiptar për Shkupin

Kryeministri Zoran Zaev edhe sot foli për fushatën e gjelbër me shenja të pikësimit të BDI-së. Në pyetjen e TV21, nëse kjo ide brenda saj përmbanë një kandidat të përbashkët shqiptar për Qytetin e Shkupit, Zaev mohoi këtë gjë.

“Nuk bëhet fjalë për kryetar të Qytetit të Shkupit shqiptar, por do ta lë që BDI ta kumtojë atë. Është ide e mirë dhe modernë siç thashë edhe dje. Aspak nuk është bërë fjalë për kandidat të përbashkët e as për kompensim të kryeministrit shqiptar”, tha Zaev.