Maqedoni

Zaev në “Open Balkan”: Vendet e rajonit nuk do të mbahen peng nga dështimet e BE-së

Kryeministri i Republikës së Maqedonise së Veriut, Zorean Zaev, të martën e 21 dhjetorit, ka deklaruar se “vendet e rajonit nuk do të mbahen peng nga dështimet e Bashkimi Evropian (BE)”, në mbledhjen e tretë në kuadër të nismës “Open Balkan”.

Sipas Zaev, “ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE-së”, kjo sa i përket “procesit të integrimit”.

“Ky proces mund të ndalohet në Bruksel, por evropianizimi jo”, tha ai, ndërsa shpjegoi se kjo është pjesëmarrja e tij e fundit si kryeministri i Maqedonisë së Veriut..

Zaev ju ka bërë thirrje krerëve pjesëmarrësve të kësaj nisme, që “ta ruajnë dhe zhvillojnë” këtë iniciative, duke lënë pas të shkuarën.

“Kjo iniciativë është në të mirën ton , edhe pse kemi pasur debate”, tha ai ndërsa e cilësoi Open Balkan si “rruga drejt një të ardhme të përbashkët”.

I pari në Shkup, i dyti në Beograd, ndërsa Samiti i tretë i “Open Balkan” po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Edhe për “Open Balkan”, ashtu si për mbledhjen e qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë, Elbasani ishte nikoqir i darkës informale mes përfaqësuesve të tre qeverive, anëtare të kësaj nisme.

Ka qenë numri një i qeverisë shqiptare, Edi Rama, që ka hapur siparin e bisedimeve që po mbahen në mbledhjen e kësaj të martë të 21 dhjetorit.
Mandej, mbledhja u pasua me fjalimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe atë të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pas tyre fjalën e mori edhe komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë, Oliver Varhelyi.

“Open Balkan” do të marrë formë në orën 11.30, kur do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të nismës për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet tre vendeve.