Zaev mbledh partnerët e koalicionit, mungon Lëvizja BESA
Zaev gjatë mbrëmjes së sotme i ka mbledhur në takim partnerët e koalicionit, për të folur për seancën e nesërme të kuvendit ku do të diskutohet mocioni i mosbesimit të Qeverisë.
Edhe pse pas takimit, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u shpreh se në takim kishte përfaqësues të Lëvizjes BESA, megjithatë, nga kjo parti e demantojnë kreun e PDSH-së.
“Paska folur prap Menduh Thaçi!? Sja vlen të komentohet. Ëndërr po i del Lëvizja BESA aq sa edhe halucinacione ka edhe kur nuk ka përfaqësues të Besës, atij i duket se ka.
Shkurt dhe shqip: Thaçi gënjeu prap sonte, si shumë herë tjera!”, janë shprehur nga Lëvizja BESA./Shenja