Maqedoni

Zaev e komenton deklaratën e Mickoskit se janë afër marrëveshjes me partitë opozitare shqiptare

Kryeministri Zoran Zaev i pyetur në lidhje me paralajmërimin e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se do të bëj koalicion me partitë shqiptare të opozitës, ka thënë se shpreson që lideri i VMRO-së ti kthehet gjithë qytetarëve njëlloj pa i ndarë ata.

“Të vazhdojmë të gjithë, shpresoj edhe ai, të kthehemi kah qytetarët njëlloj ndaj të gjithëve. Kur ta bëjë këtë zotri Mickoski dhe do të veproj në një shtet multietnik dhe multireligjioz dhe multikulror që jetojmë, atëherë mund të presë mbështetje nga të gjithë. Nëse i drejtoheni vetëm një etnie atëherë merrni mbështetje vetëm nga ajo etni. Ashtu që ja tani janë zgjedhjet dhe unë edhe njëherë vetëm do vërtetoj atë arsyet që i them se do të fitojmë thellësisht dhe se ata do të humbasin. Unë do të shfrytëzoj rastin të them një fjali shumë të bukur të thënë nga një grua e mençur ‘Në shoqëritë multietnike, politika, jeta dhe puna është sikur të ngasësh biçikletë dhe nëse ndaloni së rrotulluari pedalet, menjëherë do të rrëzoheni”. Unë shpresoj që Mickoski të hyp në biçikletë dhe përfundimisht ti rrotulloj pedalet. Fatkeqësisht ai ende nuk është i gatshëm dhe vërtetë unë pres që qytetarët të shprehen sipas perspektivave të përgjithshme të veta, të komunave, të vendit të tyre”, ka deklaruar Zoran Zaev, përcjell SHENJA.