Z. Pendarovski bëhuni nismëtar për tejkalim e kriza e politike në RMV
Nga Ejup Berisha
Në Republikën e Francës gjithmonë kur ka kriza të pranishme politike egziston një praktikë që Presidenti i Republikës të aktivizohet me nisma konkrete për tejkalimin e krizave. Pra me këtë rast Presidenti i Republikës Franceze inicon mbajtje të debateve në përpjekje për tejkalimin e krizave në ambientin politik francez. Kjo do të thotë se edhe ky ambient nuk është imun ndaj krizave të her pas hershme politike edhe pse Franca njihet si shtet me sistem të përparuar demokratik të qeverisjes në botë. Atje pra Presidenti i Republikës palët e konfrontuara politikisht i fton në debat dhe i njëjti jep ide dhe propzime se si palët e konfrontuara të pajtohen mes vete krejt kjo në interes të pajtimit politik por dhe për arritjen e unitetit kombëtar të lëkundur si pasojë e krizës. Kjo nismë e Presidentit francez njihet si Ftesë për debat të madh apo Invitation pour Le Grande debate. Dhe gjithmonë për një afat të shkurtër Preidenti i Francës arrinë që ta zgjidh krizën dhe ta informoj opinionin francez se nisma e tij për debat ka dhënë rezultate konkrete pozitive dhe se është tejkaluar kriza. Kur flasim për ne këtu në RMV nismat e tillë për debat janë shumë të rralla apo dhe simbolike por fatkeqsisht krizat janë të shpeshta. Prandaj Presidentit të tanishëm të Republikës Z. Stevo Pendarovski i sygjeroj që të jetë nismëtar i debateve më të shpeshta mes subjekteve politike të vendit me qëllim të tejkalimit të krizave politike. Kjo do të kontribonte për tajkalimin e tyre si dhe për pajtimin e palëve të konfrontuara politikisht por edhe do ta aktivizonte Presidentin në skenën politike në luajtjen e dy roleve shumë të rëndësishme dhe autentike të tij si figurë N-1 në shtet. Pra nën 1.Në luajtjen e rolit të ndërmjetsuesit dhe të inicuesit për arritjen e pajtimit politik dhe kombëtar që në fund do të rezultonin me përforcimin e unitetit politik në shtet si bazë edhe për rivendosjen e stabilitetit politik. Pra Presidentin e trimëroj të jetë më aktiv në politikë jo që ky nuk është aktiv të mos keqkuptohem, por konsideroj se është mirë dhe në interes të arritjes së stabilitetit politik që i njëjti të jetë nismëtar më i shpeshtë debatesh jo vetëm në situata krizash politike por edhe në situata normale pasiqë një porosi në mjekësi thotë më mirë është ta pengosh shkaktarin e sëmundjes sa është më herët sesa më vonë ta shërosh atë. Konsideroj se kur ka debate më të shpeshta në shtet mundësia për paraqitje krizash jo që nuk egziston si në rastin e Francës por kur debatet janë aktive egziston mundësia për dalje më të shpejtë prej tyre. Presidentin e Republikës Z Pendarovski e trimëroj gjithashtu që ta inicoj debatin për gjendjen e Demokracisë këtu në RMV. Konsideroj se gjendja me të nuk është e mirë dhe e kënaqshme prandaj duhet ringjallur debatin për rivendosjen e Demokracisë si sistem të qeverisjes të eliminuar si rezultat i tendencave autokratike që kanë mbisunduar në ambientin politik të vendit tonë. Ja gati 20 vite te ne kemi mungesë demokracie dhe vlersoj se është kohë e përshtatshme që Presidenti i shtetit të inicoj debate për rikthimin apo për rijetësimin e saj në praktikë. Le të jetë pjesë përbërëse e politikës edhe Demokracia në vendin tonë sepse me të secili subjekt shoqëror do ti dinte mundësitë veta të veprimit por edhe do të njiheshte me kufizimet që i përshkruan demokracia për çdo subjekt shoqëror dhe shtetëror veq e veq. Z.President nuk është mirë që një subjekt shoqëror pra ai që merret me politikë ti gëzoj të gjitha privilegjet dhe atë të njëjtat të jenë të pakufizuara për të ndërsa subjektet e tjera shoqërore të jenë të privuar nga të mirat shoqërore që u takojnë. Z. President në sistemet e mirfillta Demokratike nuk guxon të ketë të privilegjuar dhe të privuar nga të mirat dhe mundësitë shoqërore. Pra me debatet që do të inicoheshin nga ana e juaj duhet të shpjegohet esenca e demokracisë por edhe parimet që i përmban ajo si sistem më human, më i pranueshëm dhe më përparimtar i qeverisjes. Unë jamë i bindur dhe besoj se ju jeni faktori më i përshtatshëm politik dhe subjekti më i duhur për inicimin e debateve që i përmenda më lartë sepse mendoj se ju e posedoni kapacitin e madh intelektual por edhe atë politik që ta luani rolin e një subjekti politik nga i cili rrjedhin nisma humane pozitive dhe përparimtare të cilat do të jenë në të mirën e të gjithëve apo dhe do të jenë bazë për realizimin e intereit të përgjithëshëm në shtet. Z.President nëse arrini që të kontriboni që ti zgjidhni krizat politike por edhe që ta riktheni në jetën politike demikracinë kjo juve do tua rritë rolin dhe peshën politike në shtet. Z. President në këto debate të inicuara nga ju do të doja të jemë i pranishëm edhe unë si qytetar i RMV-së pasiqë që e vlersoj lartë personalietin dhe, intelegjencën tuaj por edhe e pranoj faktin se ju jeni politikan bashkohorë me largpamësi dhe me pjekuri të lartë politike.