Xhaxhai i binjakëve: Vëllai më tha se kur do të arrije në Shkup do të më kontaktoje, por ja që nuk arriti të më shkruan
Xhaxhai i binjakëve, Imer Bardhi në një prononcim për TV SHENJA, flet për tragjedinë, në të cilën humbën jetën, vëllai i tij, binjakët dhe bashkëshortja e vëllaut.
Ai tha se lajmin për tragjedinë e kanë kuptuar përmes rrjeteve sociale.
“Ai jeton në Gjermani kanë ardhur për vizitë para një jave. Vendosi me shku pak më fëmijët në Turqi, se fëmijët këtu i ka pas. Për fat të keq ja, nuk u kthye më. NË autobus kur ka hyrë në Bullgari, afër një orë kemi biseduar me të”, ka thënë Imer Bardhi për TV SHENJA.