Kosovë

Xhavit Haliti i tregon Albin Kurtit se çka duhet të bëjë për të hy në histori

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Kosova duhet të krijojë frymë të re që të hiqen masat e vendosura nga Bashkimi Evropian.

Në lidhje me këtë deklaratë të ambasadorit Rohde ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti tha se Kurti ka tri vite që po përpiqet të ndryshoj të arriturat e Kosovës.

Ai tha se fillimi i zbatimit të marrëveshjeve duhet të rishqyrtohet nga qeveria.

“Janë më shumëse tri vjet që Kurti po përpiqet të ndryshoj të arriturat e Kosovës me angazhimin Evro-Amerikan. Të gjithë përpjekjet për të ndryshuar qasjen e BE e SHBA, lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara e të dakorduara në mes Kosoves e Serbisë tanimë kanë dështuar. Ajo që po diskutohet në margjinat e politikave të BE-së, është fillimi i përdorimit të shkopit në raport me Kosovën”.

Deputeti i PDK-së tha se “qëndrimet e ngurta ‘kurtiste’ i kanë vendosur sanksione Kosovës”.

“Kurti si Kryeminister i Kosovës, besoj që është informuar se cilët janë hapat e duhur që duhet ndërmerr, me qëllim që BE të filloj që ti heqë masat-sanksionet kundër Qeverisë Kurti. Mesazhet e gadishmërisë për luftë në mes të Kosoves e Serbisë duhet të ndalohen.Fillimi i zbatimit të marrëveshjeve duhet të rishqyrtohet nga qeveria e Kosovës. Përpjekja për unifikimin e qëndrimit të përbashkët politik, lidhur me fillimin e zbatimit të marrëveshjeve, duhet të ketë një angazhim të përbashkët me opozitën, qoftë edhe në ndërmjetësimin e Ambasadave të Kuintit. Kosova nuk është pronë e askujtë, aftësia e çdo qeverije e qeverisje dhe rezultatet e sajë janë, sa i krijon mundësi zhvillimit e përparimit të vendit. Qëndrimet e ngurta ‘kurtiste’ i kanë vendosur sanksione Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së pati edhe një mesazh drejtuar kryeministrit Kurti.

“Mua më mbetet si qytetar i vendit ti them Kurtit: disa gjenerata në Kosovë kanë tagrin që të mbesin në histori, ato që e kanë dëmtuar Kosovën dhe ato që e kanë çliruar Kosovën. Nëse ti dëshiron të mbetesh në histori për të mirë; hapi Kosovës rrugën e integrimit në BE . Besoj që detyrat i ka të qarta, por unë nuk do të deshiroja kurrë që Kryeministri i Kosovës ti ngjaj Vuçiqit, por një shembulli tjeter”, tha deputeti i PDK-së Xhavil Haliti.