BallinaMaqedoni

Xhaferi ulet te vendi i kryeministrit: S’mund të kryejë dy funksione, deri në formimin e qeverisë së re

Kryeministri teknik në largim, Talat Xhaferi tha se do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e kreut të ekzekutivit, deri në formimin e qeverisë së re, përcjell TV21. Xhaferi tha se nuk do të marrë pjesë në punët e Kuvendit si deputet, për deri sa ushtron funksionin e kryeministrit teknik.

“Si kryeministër dhe si përbërje qeveritare, në bazë të konkluzës të kësaj përbërje qeveritare, do të vazhdojë t’i kryejë obligimet dhe detyrat që burojnë nga funksioni kryeministër i vendit, deri në zgjedhje të qeverisë së radhës, nga kjo përbërje qeveritare dhe nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, dhe me këtë, në bazë të Ligjit për parandalim të Korrupsionit, për shkak të parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, nuk mundem në të njëjtën kohë dy detyra”, theksoi mes tjerash Xhaferi./tv21.tv