Maqedoni

Xhaferi: Nuk përjashtohet mundësia që qeveria teknike të jetë pa OBRM-PDUKM-në

12 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se me LSDM ose me OBRM-PDUKM-në, nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët.

“Ska qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me OBRM-PDUKM? Ajo është çështje e partive politike”, tha Xhaferi në emisionin “Click Plus”.

Xhaferi është i bindur se çështja e kryeministrit shqiptar do të pranohet edhe nga OBRM-PDUKM-ja.

Ai u shpreh se OBRM-PDUKM-ja do ta bëjë këtë, pasi ajo në 2013-të pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes.

Xhaferi tha se nuk përjashtohet mundësia që Qeveria e radhës teknike, të jetë pa OBRM-PDUKM-në.

Këtë ai e bazoi në përbërjen e Qeverisë teknike paraprake, ku u shkarkua ministri nga radhët e partisë politike maqedonase opozitare.

“Nuk përjashtohet ajo mundësi për faktin se edhe në përbërjen e kaluar pati shkarkim të ministrit të OBRM-PDUKM-së”, tha Xhaferi.