Maqedoni

Xhaferi: Nuk mund të marr vendime në bazë të konferencave për shtyp

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se ka qenë i detyruar që të formojë kuorum me dy deputetë të infektuar me Covid-19, pasi opozita nuk e ka siguruar sipas procedurës për kuorum, shkruan Alsat.

“Procedurat parlamentare kanë të përshkruar akte të cilat duhet të kenë memorie institucionale për atë se çfarë ndodhë në Parlament. Të kishin bërë akt me shkrim i cili i ndërlidhte për obligimin që të marrin pjesë, do të ishte tjetër situatë, nuk mund të bazohem në konferencat për shtyp për punën e Parlamentit. Ditën e diel, dje, duke e ditë që në bazë të protokollit për punë gjatë kovid gjendjes, ata ishin prezent në seancën e 32-të dhe për këtë i përgëzoj, për votimet keni mundur t’i përcillni vetë. Me rëndësi është që shumica kishte kuorum prej 62-deputetëve”, tha mes tjerash Xhaferi.

Xhaferi hodhi poshtë akuzat e opozitës ndaj tij për mbajtjen e senacës së 32-të dhe 36-të në Kuvend.

“Nuk janë teket e mia , janë procedurat. Puna e Parlamentit nuk mund të jetë në bazë të imponimeve, kushtëzimeve, por mbi bazë të marrëveshjeve. Për aspekte të vendimeve brendapartiake se si do të veprojnë është vendim legjitim i subjekteve politike, por jo me kushtin që fajin ta hedhin tek kryetari i Parlamentit”, tha mes tjerash Xhaferi.