Xhaferi: Më 6 gusht shpallen zgjedhjet lokale
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e rregullt me gazetarët ka njoftuar se shpallja e zgjedhjeve lokale do të bëhet me 6 gusht, shkruan Alsat. Sipas tij, datë për zgjedhje është 17 tetori dhe nga ky afat kushtetues nuk ka mundësi manovrimi apo shtyrje. Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Xhaferi ka deklaruar se miratimi i tyre pas pushimeve të Kuvendit mund të komplikojë procesin zgjedhor. Edhe pse procedura ligjvënëse nuk është pengesë për ndryshimin e Kodit edhe pas shpalljes së zgjedhjeve, afatet e rregulluara me ligj dhe aktivitetet e KSHZ-së dhe të partive mund të komplikohen. Me qëllim përmbylljen e aktiviteteve të rregulluara me afate, Kuvendi në koordinimin që pason do ta shqyrton mundësinë për të punuar edhe të shtunën. Nga e diela deputetët shkojnë në pushim kolektiv.