Maqedoni

Xhaferi: Çdo vendim të gjyktës e zbatojmë, nuk e komentojmë

Çdo vendim i sjell nga Gjykata Administrative ne vetëm e zbatojm e nuk e komentojm tha kryeministri Talat Xhaferi, në inciativën që ka ngritur Ministri i MPB Pençe Toshevski, për shkarkimin e kryeshefit të SPB- Tetovës, Shefik Bajrami. Sipas Xhaferit, ligji është i përcaktuar qart se çka ka të drejt ministri në qeverin teknike, e çka jo. Sipas tij nuk mund të jetë legjitime një vendim që nuk i ka dy nënshkrimet.

“Ligji për Qeveri flet për obligimet e dy nënshkrimeve në aktin përkatës, dhe sanksionon se nësë nuk janë të dy nënshkrimet në një akt administrativ. Pasojat apo efektet që i prodhon ai nuk egzistojn dhe janë pa egzistueshme inegzistente, dhe për atë arsye ne aspekt formal Qeveria bije vendim për të shfuqizuar një vendim vetëm me një nënshkrim, që ti hapet rrugë shkallës së dytë që mund të veprohet, shkalla e dytë është KSHZ. Palët që nuk janë të pajtueshm me qëndrimin e KSHZ kanë të drejt ligjore që të ngrejnë procedur para Gjyqit Administrativ, dhe kjo procedur ka rrjethur dhe zdo mend që vendimet e Gjyqit nuk komentohen por zbatohen.”, tha kryeministri Talat Xhaferi.

Këto komente Xhaferi i beri gjatë vizites në komunën e Tearcës, ku nga afër u njoftua me investimet infrastrukturore nga kryetari i Tearcës Nuhi Neziri.