Xhaferi: 8 maji mendohet si datë për mbajtjen e zgjedhjeve
Nëse zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen më 8 maj, ashtu siç po aludohet së fundmi, atëher zgjedhjet duhet të shpallen më 27 apo 28 shkurt, ndërsa qeveria teknike në bazë të marrëveshjes së Përzhinos duhet të formohet më 27 ose 28 janar. Kështu deklaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se këto janë afate ligjore dhe kushteuese. Me këtë rast, nëse formohet qeveria teknike, atëherë kryeministri Dimitar Kovaçevski, më së voni më 26 janar duhet të japë dorëheqje.
Talat Xhaferi, kryeparlamentar
“Nëse supozohet në atë që në bisedë brenda e kishim që 8 maji do të ishte dita që do të mbaheshin zgjedhjet e përbashkëta të rregullta presidenciale dhe parlamentare, afatet për shpallje janë fundi i shkurtit 27-28 shkurt, dhe afati për zgjedhje të qeverisë teknike në atë rast për zgjedhje të përbashkëta do të jetë fundi i janarit 27-28 janar”
Xhaferi gjatë brifingut me gazetarët, tha se partitë politike në Kuvend duhеt të zgjedhin bashkarisht datën në kuadër të asaj që e parashikon Kushtetuta, pra t’i kushtojnë vëmendje detyrimeve 60 ditëve të fundit të zgjedhjeve presidenciale dhe 90 ditëve të zgjedhjeve parlamentare dhe mandatet e të dy institucioneve.
Në lidhje me deklaratën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, se takimi i liderëve për caktimin e zgjedhjeve do të mbahet në Kuvend, kreyparlamentari theksoi se Kuvendi është i hapur dhe janë të mirëseardhur, ndërsa i njëjti mund të mbahet pas datës 10 dhjetor.
Xhaferi u ka lënë afat partive politike që deri në përfundimin e vitit të dakordohen dhe të vendosin për datën e zgjedhjeve, në të kundërtën, ai do ta përcaktojë datën e zgjedhjeve presidenciale