September 16, 2024
Rajon - Botë

Vuçiq po numëron ditët e fundit në pushtet, Rusia po mundohet ta shpëton!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq konfirmoi sonte se është paralajmëruar nga Rusia për përgatitjet për trazira dhe grusht shteti në Serbi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

– Sot morëm informacion zyrtar nga Federata Ruse, informacion i transmetuar dhe sjellë përmes kanaleve zyrtare. Po, ne e morëm atë informacion dhe po merremi me të. BIA është përgjegjëse, njerëzit e specializuar për këtë në Qeverinë e Serbisë dhe në të gjitha vendet e tjera po bëjnë punën e tyre – tha presidenti serb, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se a kishte marrë paralajmërim nga shërbimet ruse të sigurisë se në Serbi ishin duke u përgatitur trazira masive me qëllim të një grushti shteti.

Ai tha gjithashtu se qytetarët duhet të jenë të qetë.

“Ata që ëndërrojnë se do të bëjnë diçka, tha Vuçiq, nuk do ta arrijnë, sepse Serba po ecën përpara.

“Ky është mesazhi im për të gjithë, njerëzit nuk duhet të shqetësohen. Nesër ata mund të shikojnë me qetësi basketbollistët tanë (ndeshja në Olimpiadë) në shtëpi – tha ai.

Përfaqësuesve më të lartë të qeverisë serbe, shërbimet speciale të Federatës Ruse përmes kanaleve zyrtare u dhanë informacione për përgatitjen e trazirave masive dhe një përpjekje për grusht shteti dhe likuidimin e presidentit Aleksandër Vuçiq dhe zyrtarëve më të lartë shtetërorë, serbë.