September 8, 2024
Kosovë

Vuçiq nuk ka marë mësim, i shet “trimni” gjeneralit Uesli Klark: Nuk jemi si në vitin 1999!

Serbia nuk është dhe nuk do të jetë pre si në vitin 1999, i është përgjigjur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ish gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili në një intervistë për CNN mbrëmë ka akuzuar Serbinë se kërkon mbështetjen dhe autorizimin nga Rusia për zgjerimin territorial të Kosovës një luftë e re në Ballkan.

– Ata folën për Ballkanin edhe në vitin 1999. Duhet të them që nuk po prekim askënd, por Serbia nuk do të jetë më pre e askujt, si në vitin 1999! Serbia sot është një vend serioz dhe i përgjegjshëm, dëshiron paqe, por nuk do të lejojë askënd të kërcënojë lirinë e popullit tonë – theksoi Vuçiq, transmeton portali lideri.mk.

Ai shtoi:

– Mesazhi im për të (Clarke) është se ne nuk jemi peng i askujt. Sepse ne nuk jemi as rusë, as amerikanë. Dhe ne nuk do të jemi kurrë. Këtu jeton një popull liridashës, i cili e vlerësoi dhe vdiq për lirinë e tij. Liria është më e çmuara dhe do të ishte mirë që ai (Wesley Clarke) ta kishte ditur atë mësim edhe në vitin 1999. Disa njerëz e kalojnë tërë jetën pa marrë mësime. Serbia nuk i shërben asnjë fuqie të madhe, por vetëm popullit të saj – tha Vuçiq.

Siç transmeton lideri.mk, Clark, i cili ishte gjeneral në vitin 1999 kur NATO bombardoi Serbinë, paralajmëroi në një intervistë me CNN për një luftë të mundshme në Ballkan nëse Rusia nuk ndalet në Ukrainë.

– Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan. Serbia i shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i zgjuar, ai dëshiron të duket sikur po luan me të dyja palët, por kur të vijë koha, ai do të bëjë atë që kërkon Putini. Ajo që ai kërkon nga Putini është sigurisht autorizimi për të përdorur forcat e tij në Kosovë, të paktën të marrin gjysmën e veriut të Kosovës, ndoshta më shumë, dhe natyrisht ata duan të ndajnë Bosnjën dhe të marrin Republikën Srpska dhe të bëjnë një “Serbi të madhe”. E gjithë kjo synon spastrimin etnik të Ballkanit. Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vitet e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndalur, por nëse ka probleme në Ukrainë, ai problem do t’i vijë Ballkanit dhe liderëve, si kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili duhet të përballet me të – tha Clark.