Vuçiq: Bota ndaloi konfliktin e vitit 2001 në Maqedoni, ndërsa tani thotë “vrisni të gjithë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij për publikun lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë, e ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke ua lënë serbëve në Veri që sipas tij janë rebeluar kundër Albin Kurtit.
Ai ka përmendur si shembull edhe vendin tonë Maqedoninë e Veriut, respektivisht konfliktin e vitit 2001, përcjell Klan Macedonia.
“Albin Kurti është i vetmi fajtor për atë që po ndodh sot në Kosovë dhe i vjen keq që një pjesë e serbëve ranë në provokimet e tij. Kurti dëshiron të na fusë në luftë me NATO-n dhe nuk ka dëshirë tjetër. Është e vetmja gjë që funksionon gjatë gjithë kohës. I vetmi. Kur ka ndodhur një konflikt i tillë në Maqedoni janë arritur biseda dhe marrëveshje, ndërkaq sot kanë thënë vritni të gjithë. Kur Serbia ka shkuar në Drenicë që të konfrontohet me ata që kanë dashur të shkëputën nga shteti i njohur ndërkombëtarisht, ata kanë thënë se kanë qenë luftëtarë për liri në krye me Adem Jasharin dhe jo terroristë, vetëm Serbia si duket është terroriste. Kjo është mësim që ta dimë se me kë kemi punë dhe të dimë se ç’është ajo që mendojnë për ne. Keni dëgjuar sot se gjithçka është organizuar nga Beogradi”, ka deklaruar Vuçiçi.
Vuçiç ka thënë se ka incizimet “ku dëgjohen policët shqiptarë duke qeshur e duke thënë lëre”.
Ai ka thënë se dy serbë janë qëlluar nga snajperë nga distanca. Po ashtu ka thënë se është shtënë edhe në drejtim të shtëpive, në të cilën ka pasur “vetëm pleq”./KlanMacedonia/