Vuçiq: Ballkani i Hapur, nuk nënkupton Shqipërinë e madhe
Presidenti i Serbisë sot në Tiranë deklaroi se “Ballkani i Hapur”, nuk nënkupton Shqipëri të Madhe, as Seri e as Maqedoni të Madhe. Sipas tij marrëveshjet e firmosura sot, do të dëshmojnë se “Ballkani i Hapur”, është në favor dhe në të mirë të qytetarëve të shteteve tona.
“Nënshkrimi i marrëveshjeve kurorëzon punën tonë 2.5 vjeçare. Në bazë të këtyre marrëveshjeve, qytetarët tonë do të kenë përfitime. Kjo nismë s’ka të bëj me Shqipërinë e Madhe e as me Serbin dhe Maqedoninë e madhe. Të mos humbim kohë me këto gjëra por të merremi me të ardhmen. Këto marrëveshje sjellin të mira për qytetarët tanë. Dëshiroj të shpreh respektin tim për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të Maqedonisë së Veriut, dëshirojmë t’ju presim në Serbi dhe të ndjeheni si në shtëpi. Edhe ne kur të vijmë këtu në Shqipëri, por edhe në Maqedoni të ndjehemi si në shtëpinë tonë”, tha Vuçiq.