Vuçiç bëhet nervoz në Athinë kur nuk sheh Ramën në takim, por Kurtin: Pse e keni ftuar Kurtin, ju nuk e njihni Prishtinën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është drejtuar qytetarëve të tij me një mesazh nga Athina, aty ku ndodhet për darkën joformale të liderëve të Ballkanit, me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Që në nisje të reagimit të tij, Vuçiç ka shprehur rezerva për mënyrën si është organizuar darka, pasi sipas tij nuk i takon Kosovës të përfaqësohet në tryezë, në kushtet kur Greqia nuk e njeh si shtet. Mesa duket Vuçiç është nervozuar kur ka parë në takim Albin Kurtin dhe jo Edi Ramën, mikun e tij të zemrës, shkruan Syri.net.
“Format i çuditshëm sonte në Athinë. Na kanë ftuar pesë shtete të Ballkanit Perëndimor, por kush dhe si nuk e di. Disa nuk janë ftuar, por është ftuar edhe Prishtina, edhe pse Athina nuk e njeh Kosovën. I ftuar ishte edhe Zelenski. Do të jetë interesante në darkë”, tha presidenti i Serbisë.
Vuçiç po ashtu informon se me kërkesë të Zelensky-t, do të ketë të martën në mëngjes një takim dypalësh mes dy liderëve, ku do të bisedohet për sa i përket njohjes dhe mosnjohjes së integritetit territorial midis Ukrainës dhe Kosovës.
“Do t’u drejtohem qytetarëve së shpejti. Nesër ose pasnesër do t’u drejtohem qytetarëve për atë që po ndodh. Unë do të flas hapur me publikun kur të vijnë kohë të vështira. Unë nuk jam një vrapues politik që të bëj atë që më thotë dikush nga Evropa. Zgjodha t’i shërbej popullit tim, prandaj kemi vështirësi”, thekson Vuçiç.
Sa i përket bisedës me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen, ai tha se ishte shumë e mirë, serioze, e përgjegjshme dhe aspak e lehtë.