Vritet një zviceran, arrestohet 18 vjeçari nga Maqedonia
Një mosmarrëveshje në Kantonin Aargau përfundon përgjakshëm dhe me një fatalitet. Më pas arrestohen disa adoleshentë
Të dielën mbrëma në ëohlen AG, një zviceran (26) u plagos për vdekje në një mosmarrëveshje mes disa personave. Sipas policisë, viktima ka ndërruar jetë nga plagët e marra me thikë në vendngjarje. Janë arrestuar tre të dyshuar.
Të arrestuarit ishin dy italianë (të dy 16) dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut (18), tha Bernhard Graser, zëdhënës i mediave për Policinë Kantonale të Aargaut, me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA. Policia në ëohlen është mobilizuar në orën 2:30 të mëngjesit.
Banorët gjatë natës kishin dëgjuar zhurmë dhe të bërtitura para godinës së viktimës, transmeton portali Shtegu. Kur ka mbërritur policia, ka gjetur të plagosur rëndë viktimën dhe të shtrirë në tokë. Ai vdiq pavarësisht përpjekjeve të shpëtimit nga një ekip i ambulancës në vend.
Sfondi i vrasjes fillimisht ishte i paqartë. U vendos edhe njësia speciale Argus. Për vrasjen raportoi fillimisht portali Argovia Today.