June 26, 2024
Rajon - Botë

Vritet një nënkolonel izraelit në përleshjet në Gaza

Një nënkolonel izraelit është vrarë në përleshjet në Rripin e bllokuar të Gazës dhe numri i ushtarëve izraelit të vrarë që nga 31 tetori është rritur në 18, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se në përleshjet në veri të Gazës ka humbur jetën nënkoloneli Salman Habaka, komandant i Batalionit të 53-të të Brigadës 188 të Blinduar.

Në deklaratë thuhet se në përleshjet janë plagosur 3 ushtarë izraelitë dhe numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në përleshjet në Gaza që nga 31 tetori është rritur në 18.