Vriten tre persona në fshatin Çellopek të Tetovës
Tre persona janë vrarë në fshatin Çellopek të Komunës së Bërvenicës. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin në vend.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite. Sipas informacioneve jo zyrtare një person është i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. SIpas informacioneve të para ai dyshohet që të jetë edhe kryerësi i këtij akti të rëndë të vrasjes së trefishtë . Në vendin e ngjarjes janë shumë forca të mëdha policore, kurse MPB pritet të japë edhe variantin zyrtar si ka ndodhur tragjedia.