Vrasje në pikëpagesën në Preshevë, një shtetas nga RMV-ja plagosi një grua dhe u vetëvra
Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi, për fat të keq filloi me një tentim vrasje të një gruaje. Në pikëpagesën në Preshevë një shtetas i RMV-së ka shtënë me armë zjarri ndaj një gruaje, më pas ai ka kryer vetëvrasje.
Sipas raportimeve të mediave në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, mbrëmë, një shtetas maqedonas, 52 vjeç, ka shtënë në një grua 30-vjeçare nga Vërnjacka Banja, 30 vjeçe, duke e plagosur rëndë.
Sipas burimeve jozyrtare, para se të ndodhte tragjedia, afër një pike të pagesave rrugore, makina me targa të Tetovës është ndaluar nga Policia, ndërkohë që shoferit i është lëshuar një gjobë. Ka nisur një zënkë mes tyre brenda në veturë. Pasagjerja e cila ishte në makinë, ka zbritur dhe ka nisur të vrapojë.
Pas saj ka vrapuar shtetasi B. I. dhe e ka qëlluar me pistoletë, duke e qëlluar me tre plumba. Më pas ai ka vrarë edhe veten.
30-vjeçarja i është nënshtruar një operacioni, ndërkohë që mësohet se është nga Vërnjacka Banja, por e lindur në Zvicër.
Një autoambulancë nga Presheva e ka transportuar gruan e plagosur në Vranjë, ndërsa më vonë ajo është dërguar në Nish për t’iu nënshtruar një operacioni.
Për momentin nuk ka të dhëna të sakta se çfarë marrëdhënie ka pasur ajo me burrin që e plagosi.