Vrasje në Stajkovc të Shkupit! Vëllai vrau vëllain dhe nusen e tij
Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar detaje nga vrasja në fshatin Stajkovcë të Shkupit, ku dyshohet se vëllai vrau vëllain dhe nusen e tij në shtëpinë e tyre.
Thuhet se i dyshuari kishte probleme shëndetësore.
“Sot më (14.05.2024) në ora 12.30 në SPB Shkup është denoncuar se në fshatin Stajkovcë të Shkupit, në ballkon dhe në shkallët e shtëpisë me lëndime në kokë janë gjetur V.K.(64) dhe nusja e tij S.K.(57). Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes së S.K, ndërkaq B.K. me lëndime është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku ka ndërruar jetë në ora 14:00. Nëpunësit policorë të Stacionit policorë në Gazi Babë dhe Njësiti për polici intervenuese në kaudër të SPB Shkup me lëndime të rënda e kanë gjetur edhe L.K., vëllain e V.K., i cili ka pasur probleme shëndetësore dhe për të cilin ka dyshime se ka kryer vrasjen. Ai gjithashtu është dërguar në institucionin shëndetësor për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërmerren masat për zbardhjen e rasti”, transmeton TV21.