Maqedoni

Vrasje në natën e Krishtlindjes në Maqedoni, ishin duke pirë alkool pastaj filluan të grinden

Siç njofton MPB-ja, gjatë një përleshje fizike me vëllain e gruas së tij, me të cilin ishte grindur më parë, e ka goditur me kokë një shtyllë betoni të një shtëpie në ndërtim, nga e cila ka gjetur vdekjen.

“Gjithçka ndodhi dje në prag të Krishtlindjeve. Dy personat V.S.(65) nga Prilepi dhe P.R. (63) nga Shiveci i Kavadarit kanë qenë duke pirë alkool në oborr. Më pas ka pasur një debat verbal, i cili ka kaluar në një përleshje fizike. P.R. ka rënë dhe ka goditur me kokë një shtyllë betoni të një shtëpie në ndërtim e sipër” thuhet në njoftimin e MPB-së.

V.S. është ndaluar dhe gjatë një bisedimi me zyrtarët ka pranuar krimin.