Vrasje e dyfishtë në Prishtinë, burrë e grua 44 vjeçar
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes – kryerjes së ekzaminimeve forenzike të deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore, policia ka ngritur versionin e hetimit se tragjedia e sotme në Prishtinë ka të bëjë me rast të vrasjes dhe vetëvrasjes.
“Viktimat një femër 44 vjeç dhe një mashkull 44 vjeç, shtetas Kosovar, kanë humbur jetën nga plagët e marra me armë zjarri”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri ( revole ) e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
“Aktualisht po vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, përfundon policia.
Duke u thirrur në burime të veta, Gazeta Express raportoi se viktimat janë burrë e grua, ndërsa sipas fqinjëve çifti kishin probleme të vazhdueshme mes vete.
Sipas versionit të fqinjëve problemet kanë ardhur edhe si shkak i xhelozisë.