BallinaMaqedoni

Vrasja në Tetovë, policia zbulon autorin e dyshuar

Pas vrasjes së djeshme në Tetovë, nga Prokuroria njoftojnë se po mbledhin dëshmitë, përkatësisht video-inciyimet.

“Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes. Prokurori publik po i jep të gjitha urdhrat e nevojshme në mesin e të cilave janë edhe obduksioni dhe urdhër për sigurimin e video incizimeve”, thonë nga Prokuroria.
Nga MPB kanë njoftuar se kanë lëshuar fletarrest për autorin, për të cilin ekziston bazë për dyshim që ka kryer veprën.

“Inspektorët kanë zhvilluar intervista zyrtare me persona-dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes, janë kryer kontrolle shtesë, pas së cilave tashmë ekzistojnë baza për dyshime për autorin e mundshëm të krimit, është lëshuar fletarrest qendror për privimin e tij nga liris dhe po meren masa intensive operativo-teknike dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit”, njoftoi MPB.

Ata shtojnë se automjeti dhe mjete të tjera janë marrë për ekspertizë, kurse MPB po vepron për zbulimin e kryesit.

Nga policia theksuan se viktima është R.T i moshës 40 vjeçare.

“Në ora 20:35 në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën “Shtipska” një person i cili ka qenë në automjetin ‘Mercedes’ ka gjuajtur me armë automjetin ‘BMW’ ku ka qenë personi R.T, i cili ka humbur jetën”, thane nga policia