Vrasja në “Rrugën e Plastikave” në Shkup, MPB: Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot dolën me të dhëna zyrtare nga gjuajtja me armë në të ashtuquajturën “Rrugën e Plastikave” në Shkup, ku mbeti i vdekur këngëtari Amar Ismani, përcjell TV21. Nga MPB thonë se po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Më 26 maj 2024, rreth orës 23:40, në SPB-Shkup është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Blv. “Nikolla Karev” në Shkup. Në ora 23:45 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është njoftuar se me plagë nga arma e zjarrit është sjellë T.A. (24) nga Shkupi. Në orën 23:51, nga Kompleksi i Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se me plagë nga arma e zjarrit janë sjellë O.B. (19) dhe A.I. (29), ku pas ndihmës së dhënë, në orën 00:45, më 27.05.2024, A.I. ndërroi jetë. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB./tv21.tv