Maqedoni

Vrasja në Kala, Spasovski: Konfrontim i mundshëm i strukturave kriminale

Të gjithë ata që janë të përfshirë në krim do të mbajnë përgjegjësi për çdo gjë që bëjnë, dhe policia e Maqedonisë është këtu dhe fuqishëm do të qëndrojë në margjinat e rendit dhe sigurisë, tha sonte ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Lidhur me sulmin e armatosur në afërsi të kalasë, Spasovski tha se është e mundur që të bëhet fjalë për një konfrontim brenda strukturës kriminale ose me grupe të tjera kriminale, të cilat do të duhet të konstatohen nga hetimi, përcjell Klan Macedonia.

“Po zhvillojmë një aktivitet të gjerë operacional, të quajtur ‘Qyteti i sigurt’ dhe ai aktivitet ka për qëllim pikërisht struktura të tilla kriminale. Gjithçka që ndërmarrim, marrim përsipër të parandalojmë reketimin, kërcënimet, shantazhet dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe armëve në të gjithë qytetin. Për hir të qytetarëve, për hir të të gjithë atyre që meritojnë paqe dhe qetësi, policia vazhdon me aktivitetin e saj operativ”, tha Spasovski.

Ai shtoi se hetimi rreth incidentit nën kala kërkon një përcaktim të plotë të fakteve dhe provave dhe Ministria e Punëve të Brendshme po e kryen atë në bashkëpunim me prokurorinë publike dhe se gjithçka që do të vërtetohet si fakte, prova dhe argumente në momenti i përfundimit të hetimit do t’i komunikohet publikut, përcjell Klan Macedonia.