Lajmet e reja

Vrasja e dyfishtë, nesër nis gjykimi për Pallçon

Nesër në ora 10:00 në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon gjykimi për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski nga Velesi. I dyshuari i parë, Ljupço Palevski-Palco, nesër për herë të parë pritet të ulet në bankën e të akuzuarve, pasi njëzet ditë më parë, në seancën e parë, në mungesë të tij, gjyqtari Ivica Stefanovski vetëm mori vendim për bashkimin e procedurës për të dhe katër bashkëkryesit e tjerë të veprës. Përveç Palevskit i cili është i dyshuari kryesor, si bashkëkryerës të veprës penale dyshohen edhe Vllatko Keshishov nga Shtipi, Velibor Manev dhe Bore Videvski nga Velesi, ndërsa babai i të Vanjës, Aleksandar Gjorchevski, akuzohet se i ka treguar grupit se në çfarë ore vajza do të dilte nga shtëpia vetëm që ata të organizonin rrëmbimin. Pançe Zhezhovski ishte shpallur i zhdukur më 24 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa e mitura Vanja më 27 të po të njëjtit muaj. Ata u gjetën të vdekur pas gjashtë ditësh kërkime intensive në afërsi të Shkupit dhe Velesit. Motivi i rrëmbimit dhe vrasjes së tyre, sipas prokurorisë ishte kërkesa për shpërblim.