Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, Bulliqi thërret mbledhje të jashtëzakonshme
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Sipas njoftimit te komunës, tema e kësaj mbledhje është “Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.
Vrasja e Lulzim Fejzullahut ka tronditur publikun e gjerë, ndërsa dy të dyshuar të mitur janë arrestuar.
18-vjeçari është varrosur dje në varrezat e qytetit të Podujevës.