MaqedoniSport

Vrapuesi nga Likova, Gilman Junuzi, shqiptari i parë që fitoi WizzAir Maratonën në Shkup

Vrapuesi nga Likova, Gilman Junuzi, është bë shqiptari i parë që fitoi WizzAir Maratonën në Shkup në distancë 5 kilometra.
Ky është edhe një sukes në vazhdën e shumë sukseseve që Gilmani ka shënuar në karrierën e tij, shkruan Lideri.mk.

“Sod pata nderin dhe kënaqësinë të bëhem shqiptari i parë që fiton Wizz Air maratonën në Shkup në diciplinën 5km me rezultat personal 15.45.
Një përvojë e paharrueshme që nuk nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e trajnerit tim Sami Imeri dhe miqve të mi.
Ky triumf është për të gjithë shqiptarët kudo që janë!
Falenderoj klubin Ak Skopski maraton dhe trajnerin Igor MC Jakimovski”, ka shkruar Gilmani pas kësaj fitore të rëndësishme./Lideri