Lajmet e rejaMaqedoni

Vonesa e dokumentave personale, anulohen aranzhimet turistike për 8 mars

Për shkak të vonesës së dokumenteve personale, shumë struganë kanë anuluar shëtitjet disa ditore të cilat organizohen nga agjencionet për festën e 8 marsit. Nga agjencionet turistike thonë se kjo është humbje për ta, por edhe për qytetarët të cilët tashmë i kishin rezervuar pushimet e tyre.

Ndërsa thonë se edhe për festat që pasojnë në muajin prill, nuk ka shumë rezervime sepse qytetarët nuk e dinë se kur do ti marrin pasaportat e reja.

“Kohët e fundit, në lidhje me aranzhimet turistike që janë në një të ardhme më të afërt, për festat e 8 marsit, për festat pasardhëse, pra aranzhimet pranverore, ka mjaft anulime, për shkak se dikush prej në familje nuk ka pasaportë dhe nuk dihet a mund ta marrë pasaportën deri në atë periudhë, sepse siç dëgjojmë ka mungesë të dokumenteve. Për ne agjencionet është keq se nuk mund të marrin informatë të saktë, nuk e dijmë çfarë informacione tju japim udhëtarëve tanë, sepse çdo ditë në media ka informacione të ndryshme, as ne as udhëtarët nuk mund të marrin informacione përmes institucioneve. Kështu që ka mjaft reduktim, ka një kufizim në atë që ne agjencitë kemi përgatitur për udhëtimet. Humbja është e madhe, për të mos e përmendur dëmin financiar, humbja më e madhe është edhe ajo që po bëhet kufizim i lëvizjes për qytetarët në Maqedoni”, u shpreh pronarja e një agjencioni turistik, Ankica Kërstanoska për TVM2.

Mungesa e pasaportave ka shtyrë dhe rezervimet e pushimeve verore.

Nga agjencionet thonë se ndryshe nga vitet tjera ku rezervimet për pushimet verore bëheshin në fillim të vitit të ri, për shkak të ofertave më të mira këtë vit rezervimet kanë filluar më vonë.