VMRO: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së shpenzoi 6 milionë euro për ta mbrojtur shtetin nga sulmet kibernetike, ndërsa u sulmuan disa institucione shtetërore
VMRO-DPMNE akuzon se qeveria e kaluar ka shpenzuar gjashtë milionë euro për mbrojtje nga sulmet kibernetike, ndërsa në të njëjtën kohë janë sulmuar shumë institucione nga këto sulmet.
“Për të ecur përpara, ne duhet të dimë fakte për të kaluarën. Për të ecur përpara duhet të dimë se çfarë na la qeveria e mëparshme e LSD dhe BDI. Qeveria e LSD-së dhe BDI-së i shpenzoi paratë e popullit për nevojat e veta. Qeveria e LSD dhe BDI ka shpenzuar 377 milionë denarë ose rreth 6 milionë euro për mbrojtjen e institucioneve shtetërore nga sulmet kibernetike në periudhën nga viti 2020 deri në fund të vitit 2023”, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Parregullsi në këtë drejtim konstatojnë edhe institucionet shtetërore apo Enti Shtetëror i Auditimit.
Kontrolli i Shtetit konstatoi se organet qeveritare kanë lidhur 283 kontrata për sigurinë e informacionit dhe shteti ende nuk ka mbrojtur sistemet e informacionit shtetëror që kanë të dhëna sensitive.
Disa institucione shtetërore janë përballur me sulme kibernetike, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë, faqet e internetit të Qeverisë, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe disa hakerime nuk janë regjistruar fare, sepse nuk ka rregullore ligjore për raportim të detyrueshëm”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.