VMRO: Për shkak të Zaevit dhe tenderëve të Rashkovskit dizeli do të shtrenjtohet për 4 denarë
Për shak të Zaevit dhe tenderëvë të Rashkovski, dizeli do të shtrenjtohet për 4 denarë. Zaevi me rishikimin e buxhetit propozon futjen e të dhënave të reja për dizelin për 4 denarë. Këto janë 4 denarë, të cilat përgjithmonë do të rrisin çmimin e dizelit.
Populli paguan dizel më të shtrenjtë pasi Zaevi e shtyu shtetin në borxh, ndërsa tatimin për dizelin ka për qëllim mbulimin e borxheve në buxhet të cilët i ka bërë Zaevi.
Populli paguan dizel më të shtrenjtë, pasi Rashkovski me para të shtetit ka blerë patent personal për softuer, pasi nëpërmjet tenderëve sigurohen vetura të zjarrëfikësve me çmime dy herë më të shtrenjta nga shuma që paguhet nga shtetet e rajonit.
Populli do të paguajë për të mbuluar marrëzirat e pushtetit. /SHENJA/