BallinaMaqedoni

VMRO: PËR 13 DITË NUK PUNOJNË SALLAT E OPERIMIT NË KIRURGJI

Për të 13-ën ditë nuk po funksionojnë sallat operative të Kirurgjisë, LSDM dhe BDI, duke e lënë shëndetësinë në kaos, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

“Dhjetëra e qindra pacientë janë dërguar në spitalet e tjera të Shkupit për shkak se nuk funksionon Kirurgjia në Klinikë, e që prej 2 ditësh nuk funksionojnë as aparatet CT dhe rentgen. Sikur të mos mjaftonte kaosi me sallat e operacionit.

Dhe ndërsa Klinika është në kolaps, të paktën pesë nga menaxherët dhe administruesit e Kirurgjisë, duke përfshirë Admir Dajoski, drejtorin ekonomik, shkuan në një udhëtim në mes të kaosit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje pyesin se a e din LSDM dhe BDI po bëjnë dëme sistemit shëndetësor?.