June 26, 2024
Maqedoni

VMRO-Partia Popullore: Paga minimale të rritet menjëherë në 16.000 denarë, për gjashtë muaj në 18.000 denarë

VMRO-Partia Popullore po e përcjell me vëmendje diskutimin ndërmjet Federatës së Sindikatave, Qeverisë dhe Organizatës së Punëdhënësve dhe në këtë drejtim mendon se nuk është mirë të acarohen edhe më tej marrëdhëniet por të kërkohet një zgjidhje kompromisi.

VMRO-Partia Popullore, duke vlerësuar kushtet e vështira sociale të rritura me normën e inflacionit dhe rritjen e çmimeve, dhe në anën tjetër gjendjen jo aq të mirë të ekonomisë maqedonase, jep propozimin e mëposhtëm.

Paga minimale duhet të rritet menjëherë në 16.000 denarë, dhe në të njëjtën kohë pas gjashtë muajsh të arrihet marrëveshje për rritje të re në 18.000 denarë.

“Shpresojmë që propozimi ynë të analizohet me kujdes”, thonë nga kjo parti.