VMRO: Kush ka dhënë urdhër që autobusët e “Besa Trans” të kalojnë mbi 100 herë pa leje?
VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Spsovskit dhe Boçvarskit për shkak se firma “Besa Trans” ka vozitur pa leje dhe kanë kaluar kufi dhe kontrolle, ndërsa sistemi, sipas tyre, ka punuar vetëm për mafian. Gjithashtu VMRO-DPMNE pyet se kush ka dhënë urdhër që autobusët e “Besa Trans” të kalojnë në kufi mbi 100 herë pa leje?
“Gati 140 herë Besa Trans ka kaluar kufirin dhe ka vozitur pa leje. Kjo firmë ka kaluar kontrollet policore, doganore dhe kontrollet inspektoriale. Kush ka dhënë urdhër që autobusët e Besa trans të kalojnë në kufi mbi 100 herë pa leje? Kush ka përfituar nga biznesi ilegal i Besa trans që mori 44 jetë?”, thonë nga VMRO-DPMNE duke kërkuar dorëheqjet e dy ministrave.