VMRO i kërkon Antikorrupsionit hetim për Bytyqin, ka keqpërdorur pozitën për vota
VMRO DPMNE ka kërkuar nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit që të nisë procedurë hetimore ndaj zëvendës kryeministrit Fatmir Bytyqi për siç thonë, dyshimet e tyre për keqpërdorim të pozitës zyrtare që i bënë publike dje. Sipas kësaj partie opozitare, Bytyqi po bën presion ndaj kompanive që kanë marrë ndihmë shtetërore që të votojnë për të dhe partinë e tij.
“Pas dokumentit të publikuar, ku Bytyqi u kërkon kompanive ta mbështesin sepse u ka paguar ndihma shtetërore, ai është dashur të tërhiqej nga politika. Fakti që Bytyqi jo vetëm që nuk u tërhoq, por as nuk kërkoi falje, tregon se si SDSM dhe BDI e kapën shtetin dhe se si 100 zyrtarë e menaxhojnë shtetin sikur të ishte pronë e tyre personale. Antikorrupsioni nuk duhet të presë, të nisë procedurë”, ka bërë thirrje VMRO DPMNE