Maqedoni

VMRO e quan Talat Xhaferi dezertues njëlloj sikurse Kovaçevskin

VMRO-DPMNE përmes një kumtese të lëshuar për media thonë se ashtu sikur Kovaçevski i cili ka dezertuar nga armata edhe Talat Xhaferi ka dezertuar në vitin 2001 për të kaluar në UÇK.

“Despoti i Forinës do të mbahet mend për shkeljen e ligjeve dhe procedurave dhe për mënyrën joligjore në të cilën zgjodh. Ai refuzonte nismat për referendum duke u vendosur në pozitën e një gjykatësi të Gjykatës së Lartë dhe më pas vendoste flamuj evropian të gjitha ligjeve me të cilat BDI dhe LSDM e vodhën popullin”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se Talat Xhaferi po ashtu do të mbahet mend për sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve që sipas kësaj partie është kundër Kushtetutës dhe ligjeve.

“Tani është e qartë pse Kovaçevski nuk hiqte dorë nga Qeveria teknike. Dezertuesi Kova♪5evski do të ndërrohet me desertuesin Xhaferi”, thonë nga VMRO-DPMNE.